LAJMI I FUNDIT:

MPJ-Maqedoni: Deklaratat e Kostadinovit nuk janë në frymën e marrëveshjes për miqësi

MPJ-Maqedoni: Deklaratat e Kostadinovit nuk janë në frymën e marrëveshjes për miqësi

Ministria e Jashtme ka paralajmëruar notë formale verbale që do t`i dërgohet Ministrisë së Jashtme bullgare pas deklaratave të liderit të partisë “Ripërtrirja”, Kostadin Kostadinov, se hapja e klubit maqedonas “Nikola Vapcarov” në Bllagoevgrad paraqet tentim për provokime.

Sipas Kostadinovit, ky nuk do të jetë provokimi I vetëm, duke shtuar se marrëveshja RMV – Komisioni Evropian për FRONTEX-in është nënshkruar, siç thotë, në gjuhën e ashtuquajtur maqedonase që mund të bëhet zyrtare në BE. Kostadinovi ka paralajmëruar se libri për Nikolla Vapcarovin ku ai definohet si bullgar, do të prezantohet në Parlamentin Evropian.

“Do të flasim për historinë bullgare – në Bruksel dhe Strazburg, që të jetë e artë; Maqedonia është bullgare”, ka thënë Kostadinov nga foltorja e parlamentit bullgar.


Ministria e Jashtme e RMV-së pret nga institucionet kompetente dhe përfaqësuesit politik në Bullgari që të dënohet kjo gjuhë e urrejtjes që në mënyrë të pakontestueshme përmban edhe pretendime territoriale.

“Jo vetëm që këto mesazhe janë në kundërshtim me frymën e Traktatit të Miqësisë ku në thelb është respekti i ndërsjellë, por janë edhe mesazhe që nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe aleancës së përbashkët euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të RMV-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Kalo në kategori