LAJMI I FUNDIT:

MPJ konfirmon se Mali i Zi kishte vendosur gabimisht fusnotën te emri i Kosovës

MPJ konfirmon se Mali i Zi kishte vendosur gabimisht fusnotën te emri i Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi pasditen e sotme një bisedë miqësore telefonike me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.

MPJ bën të ditur se ministrja Haradinaj-Stublla me këtë rast u interesua për përmbajtjen e një dokumenti të Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi, në të cilin Kosova shfaqej me fusnotë.

“Sipas informatave zyrtare që ka pranuar MPJD, përmes kanaleve diplomatike, fusnota ishte vendosur aty jo qëllimisht, si një gabim i cili u përmirësua shpejtë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.


Në bisedë me Ministren Haradinaj-Stublla, ambasadori Dinosha tha se është njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi se bëhet fjalë për gabim teknik.

“MPJ e Malit të Zi përmes një telefonate zyrtare më njoftuan se bëhet fjalë për një gabim teknik i cili u përmirësua dhe për të cilin është njoftuar tanimë edhe opinioni publik”, u shpreh Ambasadori Dinosha.

Korrigjohet Qeveria malazeze: Fusnota te emri i Kosovës ishte gabim teknik
Lexo po ashtu Korrigjohet Qeveria malazeze: Fusnota te emri i Kosovës ishte gabim teknik

Shefja e diplomacisë kosovare, nga ana e saj, shpreh përkushtimin e Kosovës, përfshirë të kryeministrit, Avdullah Hoti dhe u.d Presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu, për intensifikim të bashkëpunimit me Malin e Zi, si një ndër vendet që ka njohur me kohë realitetin dhe shtetin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori