LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Fitorja e Bayer është fitore për institucionet, diplomacinë dhe miqtë e Republikës së Kosovës

MPJ: Fitorja e Bayer është fitore për institucionet, diplomacinë dhe miqtë e Republikës së Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përshëndet fitoren e diplomatit gjerman, Peter Bayer, për pozitën e raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës, përballë ish-spiunit rus, Aleksey Kondratyev.

“Deputeti Bayer, i cili vjen nga partia CDU, është zgjedhur të enjten me shumicë absolute votash si raportues i ri për Kosovën nga Komisioni për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kondratyev si person kishte të kaluar kriminale gjate misionit të tij në Kosovë. Duke pasur parasysh se vjen nga Rusia, një shtet që përkrahë Serbisë punon hapur kundër shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare, fitorja e sotme e diplomatit gjerman në Këshillin e Evropës është edhe fitore për institucionet, diplomacinë dhe miqtë e Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Pacolli: Jashtëzakonisht i lumtur me zgjedhjen e Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu Pacolli: Jashtëzakonisht i lumtur me zgjedhjen e Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës

Sipas njoftimit debatit të zgjedhjes së raportuesit të ri për Kosovën i ka paraprirë debati agresiv i delegacionit rus i cili duke u thirrur në aktin se Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës ka kërkuar përjashtimin nga dhoma e takimit të Ambasadores Mimoza Ahmetaj, gjë që është kundërshtuar nga kryetarja e Komisionit.


“Rezultati i votimit 33 me 6 për diplomatin gjerman, është po ashtu tregues se ndikimi i Rusisë brenda Këshillit të Evropës është minor dhe i papërfillshëm kur bëhet fjalë për agjendën evropiane, pasi shumica e shteteve anëtarë të këtij këshilli e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe mbështesin rrugëtimin e tij euro-atlantikë”, thekson njoftimi.

Ndërsa deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është zgjedhur raportues i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë votimit në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Aleksey Kondratyev me prejardhje ruse që mori 6 sish. Kandidimi i Aleksey Kondratyev, kishte ngjallur reagime të shumta.

Peter Beyer fiton votat për raportues të Kosovës në KE, mposht kandidatin rus
Lexo po ashtu Peter Beyer fiton votat për raportues të Kosovës në KE, mposht kandidatin rus

Instituti i Prishtinës për Studime Politike-PIPS gjatë ditës së djeshme kathënë se mbi 40 organizata të shoqërisë civile kosovare kanë përkrahur letrën e dërguar Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike, duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexey Kondratyev në pozitën e raportuesit për Kosovën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori