LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Deri tash asnjë shtetas kosovar nuk është prekur nga sulmi në Stamboll

MPJ: Deri tash asnjë shtetas kosovar nuk është prekur nga sulmi në Stamboll

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar qytetarët e Kosovës se në bazë të informatave zyrtare, të pranuara nga Ambasada e Kosovës në Ankara dhe Konsullata në Stamboll, deri më tash asnjë shtetas i Kosovës nuk është prekur nga sulmi i mbrëmshëm në Aeroportin Ndërkombëtar Ataturk në Stamboll.

“MPJ po vazhdon të përcjellë me shqetësim zhvillimet në Turqi pas sulmit tragjik që ua mori jetën dhjetëra qytetarëve dhe që plagosi shumë të tjerë.

Në këto momente tragjike, MPJ solidarizohet me shtetin turk dhe popullin e tij dhe do të përkrahë institucionet e atjeshme”, thuhet në njoftimin për media.


Ndërkohë për shtetasit e Kosovës që mund të ndodhen në Turqi, apo familjarët e tyre, MPJ ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni për të adresuar çfarëdo pyetje në rast nevoje.

Numri i telefonit është: +905309548870.

MPJ së bashku me shërbimin e saj diplomatik është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori