LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Asnjëri nga 100 shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Kinë nuk është i prekur nga coronavirusi

MPJ: Asnjëri nga 100 shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Kinë nuk është i prekur nga coronavirusi

Ministria e Punëve të Jashtme ka lëshuar komunikatë në lidhje me shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Kinë.

Nga MPJ thonë se asnjëri nga 100 shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Kinë, nuk janë të prekur nga coronavirusi, i cili ditëve të fundit ka marrë jetën e disa personave në vendin aziatik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas informacioneve të marra nga përfaqësia diplomatike në Kinë, informojmë se deri në këtë moment nuk është paraqitur asnjë rast nga shtetasit e Maqedonisë të prekur me coronavirus. Gjithashtu, nuk ka denoncime nga shtetasit e Maqedonisë të cilët ndodhen në zonën me masa parandaluese dhe ndalesë për lëvizje të cilat kanë nevojë për ndihmë”, thonë nga MPJ.


Ata shtojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm me shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Kinë./Telegrafi/