LAJMI I FUNDIT:

MPB filloi mbajtën e takimeve informative për menaxhimin e migrimit

MPB filloi mbajtën e takimeve informative për menaxhimin e migrimit

Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja  “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit”, ka filluar me mbajtjen e takimeve në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt.

Me këtë rast, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka vizituar qytetin e Prizrenit dhe të Gjakovës, ku ka mbajtur ligjëratë para banorëve të interesuar.

Gjatë këtyre takimeve me qytetarët, zëvendësministri Zeka ka bërë të ditur se duke u kujdesur për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave dhe në kuadër të agjendës për integrim Evropian, Republika e Kosovës ka ndërmarrë reforma të shumta për harmonizim të legjislacionit, të dokumenteve strategjike dhe fushave që ndërlidhen me menaxhimin e emigrimit të parregullt, si dhe hapat konkret për promovimin e emigrimit të rregullt.


“Duke u bazuar edhe në statistikat e Eurostat-it, del se Kosova ka bërë një progres të madh për parandalimin e emigrimit të parregullt falë angazhimeve të institucioneve tona”, tha zëvendësministri Zeka.

Në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Migrim, zëvendësministri Zeka u zotua se në baza të rregullta do të monitorohet dhe të zbatohen politikat për luftimin e emigrimit të parregullt si dhe të promovohet emigrimi i rregullt për qytetarët.

Ky projekt, financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe nga Austria e Suedia si partner mbështetës, në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi Azil dhe Migrim.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori