Për largimin e Getinjos nga Big Brother VIP Kosova ka reaguar edhe vëllai i tij, reperi Mozzik.

Ky i fundit ka shpërndarë një fotografi në rrjete sociale, me anë të së cilës thotë se është shumë krenar për të.


“Krenar me ty...ama shumë shumë krenar”, kanë qenë fjalët e 27-vjeçarit.

Geti mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e famshme e Kosovës, pasi theksoi se qëllimi i tij nuk ishte të qëndronte deri në fund të këtij reality show.

Ai mes tjerash tha se nuk hyri në Big Brother për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Screenshot 17 10 Foto: Screenshot/YouTube

Largimi i papritur i Getinjos ka shqetësuar edhe banorët, të cilët janë parë shumë të mërzitur.

Stresi dhe Vivien kanë qenë dy nga banorët që u panë vazhdimisht duke qarë, duke mos e pranuar largimin e tij. /Telegrafi/