Reperi Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është intervistuar në policia mbrëmjen e së martës (16 maj) pasi dyshohet se ka kërcënuar një person.

Rap-artisti nga Ferizaj dyshohet se ka kanosur me armë një person, si pasojë e një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur me njëri – tjetrin që thuhet de kaloi në kërcënime.


Pas intervistimit nga policia, reperi është liruar në procedurë të rregullt.

Screenshot 2 47 Foto: Mozzik/Instagram

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar Shukri Jashari, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pasi kanosja nuk ka qenë e atij niveli shumë serioz. Kanosja ka ekzistuar mirëpo nuk ka qenë me seriozitet për rrezik se mund të përsëritet, prandaj nuk është ndaluar. Arma me leje është sekuestruar. Dy dëshmi i kemi lidhur me rastin dhe hetimet janë duke vazhduar në këtë drejtim”, ka thënë Jashari. /Telegrafi/