Roma ka arritur fitoren e dytë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës, pasi triumfuan 0-3 në udhëtim te Zorya.

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga Giallorosët, ku golat u shënuan nga Stephan El Shaarawy, Chris Smalling e Tammy Abraham.


Kjo fitore për Romën erdhi pas humbjes të dielën në derbin lokal ndaj Lazios.

Jose Mourinho nuk e ka harruar derbin e humbur dhe pas ndeshjes ndaj Zoryas ka thumbuar rivalët lokal, duke i quajtur skuadër e vogël.

0 GettyImages 1342880750

"Ne fituam dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Disa ditë më parë, ne dominuam kundër një ekipi të vogël dhe humbëm. Futbolli është i tillë, rezultati është më i rëndësishmi", u shpreh Mourinho.

Në takim ndaj Zoryas, Mourinho bëri disa ndryshime duke i dhënë hapësira më shumë lojtarëve që nuk kanë luajtur në kampionat.

jose mourinho 614ce8e5be2ed

Marash Kumbulla, Ebrima Darboe, Amadou Diawara, Carles Perez apo Chris Smalling patën më shumë hapësira.

"Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe lojtarët u paraqitën mjaftë mirë. Më ka pëlqyer reagimi i tyre. Gjashtë pikë në dy ndeshje janë të rëndësishme dhe ne pothuajse jemi të kualifikuar", tha Special One pas ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app