Mourinho: Ndeshja Juventus-Valencia e parëndësishme për ne, fatin e kemi në duart tona

Jose Mourinho kërkon që lojtarët e tij ta harrojnë ndeshjen Juventus-Valencia dhe të fokusohen në ndeshjen e tyre.
Djajtë e Kuq janë aktualisht dy pikë prapa Juventusit që është në krye të grupit.
Nëse Juventus fiton sonte, një fitore e United kundër Young Boys do tua siguronte një vend në 16 më të mirët.
"Nuk është një ndeshje e rëndësishme", thotë Mourinho për ndeshjen Juventus - Valencia.

"Edhe nëse nuk fitojmë nesër, ne nuk do të varemi nga rezultate e të tjerëve, ne vetëm varemi vetëm nga vetja jonë. Pra, kjo nuk është një ndeshje e rëndësishme”.
"Nuk jemi në presion, sepse realiteti është se ne ende e kemi një ndeshje më shumë për të luajtur”.

"Le ta harrojmë ndeshjen kundër Valencias, le të harrojmë se ne varemi nga Juventus-Valencia për ta ditur nëse mund të kualifikohemi apo jo”.
"Le të luajmë këtë ndeshje si një ndeshje që duhet të fitojmë", ka thënë Mourinho. /Telegrafi/


















































