LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Lojtarët e Romës kanë mentalitet të dobët

Mourinho: Lojtarët e Romës kanë mentalitet të dobët

Jose Mourinho fajësoi një kolaps psikologjik të lojtarëve për humbjen e dhimbshme 4-3 të Romës ndaj Juventusit këtë mbrëmje.

Giallorossët kishin kontrollin e ndeshjes kundër Biankonerëve, duke marrë epërsinë 1-0, përpara se ta thellonin epërsinë 3-1 pas një ore. Më pas skuadra torineze shënoi tre gola në shtatë minuta për të kthyer ndeshjen, duke marrë epërsinë 4-3. Një pritje nga penalltia e Wojciech Szczesny në minutat e fundit të ndeshjes siguroi që skuadra e Massimiliano Allegrit të merrte të tre pikët.

Duke folur me DAZN pas ndeshjes, Mourinho ishte dukshëm i zemëruar me rezultatin.


Shtatë gola, një penallti e humbur dhe një karton i kuq - Juventusi 'pushton' Olimpicon në derbin ndaj Romës
Lexo po ashtu Shtatë gola, një penallti e humbur dhe një karton i kuq - Juventusi 'pushton' Olimpicon në derbin ndaj Romës

“Ne ishim në kontroll të plotë për 70 minuta”, deklaroi Mourinho.

“Ekipi luajti vërtet mirë dhe kishte mentalitetin e marrjes së kontrollit, ne dolëm dhe filluam fuqishëm. Ne kishim këtë ide për presionin e lartë, për të kontrolluar ritmin dhe për të marrë iniciativën”.

“Ishte shumë mirë për 70 minuta, pastaj pati një kolaps psikologjik. 3-2 na vrau, sepse Felix pati një lojë të jashtëzakonshme, e cila përfundoi me një sprint kundër Cuadrado. Unë e heq atë dhe zëvendësuesi i tij e bëri gjithçka gabim”.

Notat e lojtarëve: Roma 3-4 Juventus
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Roma 3-4 Juventus

“Kur i lejuam të riktheheshin për 3-2, një skuadër me mentalitet të fortë si Juventusi, me karakter të fortë. Filloi frika. Një kompleks psikologjik. Nuk është problem për mua të kem 3-2, është problem për ta. Për ekipin tim”.

“Në fund të ditës, kur je në m*t, ngrihesh sërish në këmbë dhe gjen karakterin tënd. Por, ka njerëz në këtë dhomë zhveshjeje që janë paksa shumë të mirë, paksa shumë të dobët”.

“Unë tashmë u thashë lojtarëve, nëse loja do të kishte përfunduar në minutën e 70-të, do të kishte qenë një paraqitje e jashtëzakonshme. Fatkeqësisht, nuk mbaroi atëherë”, ka shtuar më tej ai.

Humbja e Romës do të thotë se ata tani janë në pozitën e 7-të në tabelën e Serisë A pas 21 ndeshjesh, të barabartë me Fiorentinën në pikë, por me një gol diferencë më të keqe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Formacionet zyrtare, Kosovë – Lituani: Foda me dy sulmues, kërkon ta mbyll me fitore

Formacionet zyrtare, Kosovë – Lituani: Foda me dy sulmues, kërkon ta mbyll me fitore

Përfaqësuesja e Kosovës

"Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit" - ministri Çeku zbulon se si do të duken stadiumet në Pejë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri

Përfaqësuesja e Kosovës
Tërmet në Atletico Madrid: Klubi ka nisur kërkimin për të zëvendësuar Diego Simeonen

Tërmet në Atletico Madrid: Klubi ka nisur kërkimin për të zëvendësuar Diego Simeonen

La Liga
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, Kosovë 1-0 Lituani: Muharrem Jashari zhbllokon sfidën

Dardanët e nisin ndeshjen me gol, Kosovë 1-0 Lituani: Muharrem Jashari zhbllokon sfidën

Kalo në kategori