Heronjtë e kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu janë përkujtuar sot me një akademi përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies.
Akademia, e cila u mbajt nën patronatin e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, e i cili nuk ishte prezent, mblodhi në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, bashkëluftëtarë të heronjve, familjarë, zyrtarë qeveritarë dhe komunalë, por jo edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Ndonëse akademia u shty për gjysmë ore për ta pritur presidentin, por ai nuk erdhi në këtë akademi.
Folësit në këtë akademi thanë fjalë të mëdha për heronjtë që ranë në altarin e lirisë para dy dekadash si dhe vlerësuan të arriturat e shtetit pas çlirimit, por njëjtë nuk thanë edhe anëtarë të familjeve të tre të rënëve.
E motra e dëshmorit Edmond Hoxha, Lumnije Rama tha se ideali për të cilën ka luftuar vëllai i saj me shokët e tij nuk është realiteti i sotëm që aktualisht është në Kosovë.
Sipas saj, ata e donin Kosovën të bashkuar e jo të copëtuar.
“Zahiri, Edmondi, Hakifi kanë dëshmuar vullnetin e vet, mirëpo realiteti i jetës që e kemi ne nuk është ideali i tyre. Ata nuk e donin Kosovën të copëtuar, nuk e donin burgosjen e luftëtarëve, nuk e donin rininë që në momentin e parë të largohej nga Kosova. Ne i përkujtojmë dhe përkulemi para të gjithë dëshmorëve të rënë për liri, duke marr forcë që të angazhohemi për një popull për një Kosovë që ata deshën para 20 viteve”, tha Rama, raporton Kosovapress.
Për veprën dhe heroizmin e Zahirit dhe bashkëluftëtarëve të tij ka folur ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.
Mustafa tha se sot falë këtij burri të madh dhe burrave të tjerë që e ndoqën pas, Kosova edhe shqiptarët janë të lirë dhe kanë aleatë faktorët më relevantë dhe vendimtarë të të gjitha kohërave dhe të të gjithë botës së përparuar.
Sipas ish-komandantit të UCK-së Zahir Pajaziti nuk bëri asnjë gabim taktik apo strategjik, por i dha luftës një kahe strategjike, kahe për liri të shqiptarëve, për ideale të përgjithshme njerëzore.
Në saje të këtij orientimi, sipas Mustafës komandanti po prodhonte praktikisht dhe me aksione konkrete; ,,guerilen më të suksesshme në botë”, siç e vlerësuan dhe e pranuan më vonë disa ekspertë botëror, nga lufta e të cilës rezultoi çlirimi përfundimtar i vendit.
“Ata që e patën kundërshtuar UÇK-në në fillimet e saja dhe deri diku edhe gjatë luftës, pas luftës, filluan të gjykonin në mënyrë të njëanshme duke thënë se NATO-ja e çliroi Kosovën. Duke i ikur debatit, e shoh të udhës të shtoj se vetëm falë luftës së shqiptarëve politike dhe ushtarake, UÇK-së, si bartëse e luftës; falë refuzimit total të bashkëpunimit me okupatorin, sot e kemi NATO-n, SHBA-të dhe UE në këto hapësira. Tani, në rrethana të reja duke iu falënderuar ndihmës së pakursyer të miqve tanë, ne çdo ditë e më shumë po bëjmë hapa konkret drejt qëllimit tonë final. Ky qëllim dihet se është konsolidimi i shtetit tonë për rend, ligj dhe siguri dhe mbi të gjitha për mirëqenie ekonomike të qytetarëve të vendit tonë”, tha Mustafa.
Në emër të Qeverisë së Kosovës një fjalë rasti ka mbajtur ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni i cili tha se këta tre heronj kanë pasur guximin dhe kurajën të përcaktojnë fatin e jetës së tyre, pra flijimin për atdhe.
Ai tha se nderimi më i madh që mund t’iu bëhet është që shteti të ndërtohet sipas vizionit të tyre.
Me këtë rast Hyseni ka krahasuar vizionin e Zahir Pajazitit me atë të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar të UCK-së Adem Jashari.
“Zahiri, Edmondi, Hakifi e shumë e shumë bij e bija të këtij trualli, u flijuan për një Kosovë të lirë, paqësore, ku dominon dija dhe përparimi. Për një Kosovë të tillë punoi me dije dhe vizion edhe presidenti historik i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova edhe komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, i cili u flijua vet me gjithë familjen. Prandaj, vlerat për të cilat ranë këta dëshmorë duhet të kthehen në udhërrëfyes të pazëvendësueshëm, në tregues të pazëvendësueshëm për të cilën duhet ndjekur”, tha Hyseni.
Ai në këtë akademi ka ftuar drejtësinë dhe autoritetet franceze që ta lirojnë ish-komandantin e UÇK-së dhe ish kryeministrin Ramush Haradinaj.
Tre dëshmorët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kanë rënë në një pritë të organizuar nga forcat e pushtuesit serb më 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Gjatë ditës në fshatin Turuçicë të Podujevës është bërë rivarrimi i heroit të kombit Zahir Pajaziti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës