LAJMI I FUNDIT:

Motorola po përgatit telefonin më të qëndrueshëm deri më tani

Motorola po përgatit telefonin më të qëndrueshëm deri më tani

Ka kohë që është e qartë se Motorola është duke punuar në modele të reja në seritë Edge dhe Razr, dhe së shpejti do të prezantohet së paku një prej tyre. Kompania në pronësi të Lenovos po përpiqet të fshehë identitetin e “telefonit më të qëndrueshëm Edge”, por tani ka mbetur pak mister – Edge 60 Fusion pritet të zbulohet në javët e ardhshme.

Informacione të fundit të rrjedhura zbulojnë se ky model i klasës së mesme do të ketë mbrojtje IP68 nga përmbytjet me ujë, si dhe IP69 rezistencë ndaj “përplasjes së ujit nën presion të lartë”. Është e rëndësishme të theksohet se IP68 dhe IP69 nuk janë të njëjta. Ndërsa shumica e telefonave të lartë sot mbajnë certifikimin IP68, marka IP69 është shumë më e rrallë dhe është e pranishme vetëm në disa pajisje “mainstream”, përfshirë OnePlus 13.

Edhe pse çmimi i modelit Motorola Edge 60 Fusion ende nuk është i njohur, mund të supozohet se do të jetë shumë më i përballueshëm se telefonat premium, duke e bërë qëndrueshmërinë e tij edhe më mbresëlënëse. Në përmbledhje, pritet që ky model Motorola të kalojë shumicën e konkurrentëve në të njëjtin rang çmimi kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë – jo vetëm që do të jetë i mbrojtur nga pluhuri dhe përmbytjet afatgjata me ujë, por do të mund të përballojë kushte ekstreme si sauna dhe lagështi të lartë.


Përveç kësaj, është e mundur që Edge 60 Fusion të ketë edhe certifikatë ushtarake për qëndrueshmërinë ndaj kripës, vibracioneve dhe rënieve mbi sipërfaqe të forta, edhe pse Motorola ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht. Megjithatë, slogani “telefoni më i qëndrueshëm Edge” qartë tregon se ky pajisje do të jetë jashtëzakonisht robust.

Ajo që është e sigurt deri tani është se telefoni do të ofrojë “përvojën më të mirë AI në segment”, sipas pretendimeve të prodhuesit, ndërsa ekrani do të jetë agresivisht i kthyer dhe do të jetë në gjendje të shfaqë “ngjyra 100 për qind të vërteta”. /Telegrafi/