Motorola do të quhet vetëm Moto
Lenovo e ka blerë kompaninë Motorola Mobility nga Google në 2014, dhe që nga atëherë ka lëshuar një numër të konsiderueshëm të pajisjeve në treg nën markën Motorola.
Por tani brendi i ri do të quhet vetëm Moto by Lenovo, dhe për këtë, COO i kompanisë, Rick Osterloh, ka thënë: “Ne ngadalë do të kalojmë në brendin e Moto”.
Motorola ka qenë brend shumë i njohur për një kohë të gjatë. Në fakt, kompania është një nga prodhuesit e parë të telefonave mobile dhe ishte gjithnjë një nga ato brendet më të popullarizuar në tregun global.
Sa prej jush e keni pasur ose e keni një telefon të Motorola-së?
Nga
Telegrafi
08/01/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































