Me moton “S’po shkohet në shkollë” dhe pankartat “Cilësi në arsim”, “Barazi, siguri, arsim”, “Ku janë psikologët”…, nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës kanë protestuar gjatë ditës së martë në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke kërkuar ngritjen e cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës.
Protesta ishte organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK), në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Kosovar Youth Concil”.
Elion Ademi nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës tha për Telegrafin se qëllimi i protestës së nxënësve është përmirësimi i cilësisë së arsimit në shkollat e Kosovës.
“Ky është një marsh avokues, të cilin e kanë mbledhur Këshilli i Nxënësve të Kosovës. Është një marsh që po bëhet për herë të parë në 29 komunat e Kosovës. Qëllimi kryesor i tij është kthimi i fokusit në arsim dhe ngritja e cilësisë në arsim. Fokusi tjetër është që nxënësit të kenë siguri në shkollat e tyre”, tha Ademi.
Ndërsa, Ditjon Fetahu, drejtor Ekzekutiv i OJQ-së “Kosovar Youth Concil”, tha se nxënësit po kërkojnë infrastrukturë më të mirë shkollore, mësimdhënie dhe mësimnxënie më të avancuar.
“Protesta e sotshme që po mbahet në Prishtinë dhe njëkohësisht edhe në 29 komuna të tjera ka për qëllim kthimin e fokusit në arsim. Është bërë një studim i nxënësve në lidhje me problemet që i kanë nëpër shkolla dhe rezultatet janë tepër shqetësuese. Problemet janë nga më të ndryshmet, qoftë në infrastrukturë, qoftë mësimdhënie, qoftë në mësimnxënie. Pra nxënësit janë mbledh sot këtu së bashkë për të kërkuar më shumë fokus në arsim”, u shpreh ai.
Tutje Fetahu shtoi se prania e psikologëve nëpër shkolla është e domosdoshme dhe se 50 për qind e shkollave në Kosovë nuk kanë psikologë.
“Jo vetëm vajzat, por të dy gjinitë janë të prekur nga ngacmimet seksuale, fatkeqësisht. Kërkesat e nxënësve përmes fokusimit në arsim dhe kthimit të syve nga arsimi janë për ta rritur numrin e psikologëve nëpër shkolla. Në 50 për qind të shkollave nuk ka psikologë. Duhet të rritet prania e psikologëve nëpër shkolla. Duhet të rritet gjithashtu edhe numri i inspektimeve nga Inspektorati i Arsimit. Pra janë një grumbull kërkesash”, deklaroi Fetahu.
Denis Krasniqi, përfaqësuesi tjetër nga KNK, vlerëson se në librat me të cilat mësojnë nxënësit në Kosovë janë të vjetër dhe në të njëjtët ka tekste, të cilat diskriminojnë gratë.
“S’po shkohet në shkollë, sepse ata libra që janë dhe me të cilat ne mësojmë kanë gabime dhe janë të vjetra. Janë po këta libra të cilat diskriminojnë gratë dhe kategoritë e tjera të margjinalizuara”, tha ai.
Krasniqi tha se në shkollat e Kosovës nxënësit e ndjejnë frikën e ngacmimit seksual.
“Nuk duam të shkojmë në shkollë sepse në shkollë, e gjejmë frikën e ngacmimit seksual nga ai apo ajo. E ai, apo ajo, janë 34.4 për qind të mësimdhënësve tanë. Dua të shkollohem dhe jo të ngacmohem”, theksoi Krasniqi.
Protesta në Prishtinë ka nisur në orën 13:30 të së martës, kurse në komuna të tjera është organizuar në termine të ndryshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova