LAJMI I FUNDIT:

Motoçikleta unikale shqiptare! (Video)

Motoçikleta unikale shqiptare! (Video)

Një video në YouTube, me titullin “Unikat Motor”, shfaq një motoçikletë të veçantë.

Motoçikleta është e modifikuar dhe mban motive shqiptare, përfshirë edhe vargjet nga poezia “Mëmëdheu” e Çajupit: “Mëmëdhe quhet toka/ ku më ka rënurë koka/ ku kam dashur mëm’e atë/ ku më njeh dhe gur’ i thatë”!

Por, edhe ngasësi i saj është i veçantë, një burrë me plis e shqiponjë në ballë, që e do Gjermaninë dhe që e mban edhe flamurin e këtij shteti.


Por, dikush mund të thotë se e meta e vetme e motoçikletës është shqiponja në platformën poshtë, të cilën duhet shkelur me dy këmbë! Sepse, simboli kombëtar nuk shkelet, apo jo? /Telegrafi/