Moto X vjen vitin e ardhshëm!
Motorola është tani një pjesë e kompanisë Lenovo me bazë në Kinë dhe kompania që kohë më parë ishte pjesë e Google ka nisur një numër të modeleve të reja të telefonave nën udhëheqjen e re.
Sipas një raporti të ri thuhet se modeli më i njohur i kompanisë, Moto X, mund të bëjë një rikthim vitin e ardhshëm, sipas një burimi të ri që ka rrjedhur online.
Një raport i rrjedhur më parë la të kuptohet se Lenovo do të vazhdojë të përdorë markën Moto për telefonat e saj mobil.
Megjithatë, sipas një udhërrëfyesi të rrjedhur kohët e fundit, vetëm modelet e ardhshme Moto Z (2017) dhe Moto G (2017) do të dizajnohen tërësisht Motorola.
Pjesa tjetër e linjës së telefonave të Motorola do të bëhen tërësisht nga Lenovo, duke përfshirë Moto X dhe Moto M.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























