LAJMI I FUNDIT:

Moto M pozon për kamera, shfaqet në media

Moto M pozon për kamera, shfaqet në media

Moto M pritet të lansohet së shpejti, mirëpo në internet tashmë kemi parë disa fotografi të pajisjes dhe tani janë publikuar edhe versionet për shtyp të telefonit.

Moto M është përfolur të vijë me një ekran 5.5 inç me rezolucion Full HD prej 1920 x 1080 pikselëve dhe pajisja do të ketë një procesor MediaTek P15 Helio dhe 4GB RAM.


Telefoni do të vijë me 32GB memorie të brendshme dhe një bateri me 3050 mAh, si dhe dy kamera.

Në front telefoni ofron kamerën me 8MP për selfie dhe video thirrje dhe në pjesën e prapme të pajisjes do të jetë kamera me 16MP për foto dhe video.