Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se depërtimi i masave ajrore relativisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore do të bëjë që edhe për ditën e martë territori i Shqipërisë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti do të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash, të cilat më të theksuara paraqiten në veri e lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-16 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen nga -6 në 15 gradë Celsius. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































