Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në veri e lindje të vendit. Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët kryesisht në formë pikash në pothuajse të gjithë territorin, dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 6-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Mjegull e dendur lokale/mjegullinë gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes po ashtu në momentin e reshjeve të shiut.
Temperaturat parashikohen nga 5 në 18 gradë Celsius. /Telegrafi/










































