Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Sot do të ketë reshje shiu dhe bore të herëpashershme në zonat më të ulëta dhe borë në zonat më të larta dhe në male.
Do të fryjnë erëra të moderuara deri të forta jugore (mbi 60 km/orë). Për shkak të zbritjes së një mase ajri më të ftohtë nga veriu, pasdite dhe gjatë natës reshjet kudo do të jenë vetëm borë.
Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore, ku lartësia e mbulesës së borës në male do të rritet me 20, dhe në vende të tjera me 5 deri në 10 centimetra.
Reshje lokale bore do të ketë edhe të dielën, kur do të fryjë erë e fortë veriore, e cila do të vazhdojë të fryjë edhe të hënën.
Nga fillimi i javës së ardhshme, temperaturat e mëngjesit do të zbresin nën -10°C, ndërsa temperaturat e ditës do të mbeten nën zero.
Në Shkup, do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe bore, të cilat do të jenë vetëm borë pasdite dhe gjatë natës. Reshje lokale bore do të ketë edhe të dielën, kur do të fryjë erë e fortë veriore.

















































