Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale arrijnë deri në 18 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se dita e shtunë do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira të lehta.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 – 7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë vlera prej 15 – 18°C.
“Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi të ulët prej 1 – 4 m/s, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë. Qytetarët këshillohen të shfrytëzojnë këtë mot të mirë për fundjavë relaksuese, por të kenë parasysh ndryshimet e mundshme që mund të ndodhin në ditët në vijim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/05/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































