Moti sot, ftohtë dhe temperatura deri -10 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari. IHK njofton se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/01/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































