LAJMI I FUNDIT:

Moti për këtë javë, nga e mërkura më ngrohtë

Moti për këtë javë, nga e mërkura më ngrohtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se situata meteorologjike do të stabilizohet gjatë javës së ardhshme, përjashtuar ditën e hënë dhe pjesërisht të martën ku pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

IHK bën të ditur se nga e mërkura sërish do të ketë ngritje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale, duke ju përgjigjur mesatareve  të viteve tjera.

Të enjten sërish kushte për reshje  shiu por që nuk do të reflektohen në uljen e vlerave termike.


Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius, përjashtuar dy ditët e para të javës ku maksimalet do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s. /Telegrafi/