LAJMI I FUNDIT:

Moti në Maqedoninë e Veriut

Moti në Maqedoninë e Veriut

Moti sot është me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Në orët e pasdites moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, ndërsa në vend do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër me reshje të dendura të shiut, erë të fortë dhe kushte për breshër.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri në 29 gradë.

Ndërsa ditën e enjte do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima të kohëpaskohshme, lokale në formë stuhie afatshkurtër. Nga dita e premte temperatura ditore do të rritet ndjeshëm dhe në shumë vende do të jetë mbi 30 gradë. Megjithatë, pasdite është e mundur dukuri e izoluar e shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima.