LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë, gjatë ditëve të ardhshme

Moti në Kosovë, gjatë ditëve të ardhshme

Java me mot të ndryshueshëm, kohëpaskohe reshje shiu dhe bore, temperaturat në rritje.

Në aspektin termik, vendi ynë do të ndodhet ndërmjet masave të ndryshme ajrore, atyre të ftohta mbi Europën qëndrore dhe të ngrohta nga Mesdheu jugor, që do të ndikojnë në rritje të temperaturave pak përmbi vlera mesatare.

Vlerat e kualitetit të ajrit do të mbeten kryesisht rreth vlerave të pashëndetshme, mirëpo me qarkullim të mjaftueshëm ajror mund të zbresin edhe në vlera normale.


28.01 – Kryesisht me vranësira. Në mëngjes në perëndim të vendit mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu. Në vise malore borë.

29.01 – Herët në mëngjes riga lokale shiu, vende-vende shi i akullt. Në vise të ulëta mjegull. Ditën kryesisht vranët. Në mbrëmje vonë reshje të dobëta shiu dhe bore.

30.01-31.01 – Të mërkurën në mëngjes reshje të dobëta shiu dhe bore. Në ultësira mundësi për mjegull. Gjatë ditës vranësira dhe intervale me diell. Ditën e enjte në mëngjes reshje të dobëta shiu dhe bore, vende-vende shi i akullt. Ditën vranësira dhe intervale me diell.

1.02 – Kryesisht me vranësira, kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta. Në mëngjes borë dhe shi, e gjatë ditës riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 0C, e maksimalet nga 5C deri në 7C, e në fundjavë me tendencë të rritjes edhe deri në 10C..

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-13m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet kryesisht nën vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori