Gjatë fundjavës ndryshim i temperaturave në Kosovë (Tabela)

Të shtunën vranësira dhe reshje lokale shiu, javën e ardhshme përmirësim i motit.
8 shtator - Mot kryesisht me vranësira.
Nga mëngjesi priten reshje lokale shiu, e nga mesdita vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima.
9 shtator - Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende me riga lokale shiu.
10 dhe 11 shtator - Ditën e hënë mot pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell. Të martën mot me vranësira dhe intervale me diell.
12 shtator - Mot kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 10C deri në 13C, e maksimalet nga 23C deri në 26C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 2-6m/s..
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje graduale mbi vlera normale.
Nga
Telegrafi
07/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































