Instituti Hidrometeorologjik ka bërë parashikimin e motit për fundjavë.

IHK për të shtunën njofton se do të mbajë mot i vranët, ndërkaq vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përziera me borë, kryesisht në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit.


Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri 2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 2 deri 4 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diel.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet nga 3 deri 5 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia 1-6m/s. /Telegrafi/