Mot me shi dhe shkarkime rrufesh gjatë kësaj jave në Kosovë
Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kjo javë do të karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm. Pritet të ketë vranësira të herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e hënë, moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat do të shoqëruara me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të sillen nga 15 – 18°C, kurse, temperaturat maksimale nga 27-31°C
Gjithashtu, bëhet e ditur se do të fryj erë lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























