LAJMI I FUNDIT:

Mot i ndryshueshëm gjatë kësaj jave – priten reshje shiu dhe bore

Mot i ndryshueshëm gjatë kësaj jave – priten reshje shiu dhe bore
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me reshje shiu dhe bore në viset e larta, ndërsa rrezet e diellit do të jenë më të kufizuara.

Të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

Ditën e martë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në mëngjes parashihen ngrica dhe mjegull kryesisht në ultësira dhe vise malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 4-7 gradë Celsius. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-5 metër në sekondë.


Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për riga shiu do të mbajë ditën e mërkurë, me temperatura minimale -1 deri 2gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.

Të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Mot kryesisht i vranët do të mbretërojë edhe ditën e premte, me temperatura minimale -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimale ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Lajme
Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori