Mot i qëndrueshëm - diell, vranësira e temperatura deri në 15°C

Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 5°C dhe 7°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11°C deri në 15°C.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor, me intensitet të lehtë deri mesatar, duke krijuar kushte relativisht të favorshme për qëndrime në natyrë dhe aktivitete të ndryshme në fundjavë.
Ky mot i butë dhe me pak reshje është i zakonshëm për këtë periudhë të vjeshtës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































