Mot i ftohtë por me diell

14:"Ridvan Slivova
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas institutit, vranësira parashihet të ketë rreth relievit malor. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, ndërsa në shumë vende do të ketë mjegull.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/01/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































