LAJMI I FUNDIT:

Mot i ftohtë në Kosovë, ulen temperaturat deri në minus 8 gradë Celsius

Mot i ftohtë në Kosovë, ulen temperaturat deri në minus 8 gradë Celsius

Në ditët e ardhshme acar, me erë dhe ditë të akullta. Kohëpaskohe reshje të dobëta bore.

Nga veriu i kontinentit në drejtim të rajonit tonë po vijnë masa të ftohta arktike, që në ditët e ardhshme do të sjellin mot me acar dhe erë, e kohëpaskohe priten edhe reshje bore, por të intensitetit të dobët.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, nga dita e diel, sërish masa të ftohta ajrore, nga verilindja e kontinentit do të depërtojnë mbi rajon duke vazhduar të kushtëzojnë mot me acar dhe reshje bore.


Nën kushtet meteorologjike që parashihet të mbizotërojnë në ditët e ardhshme, megjithëse me acar, do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikoj në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ndërsa vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të zbresin edhe në vlera të mira dhe normale.

4.01 – Ftohtë. Kryesisht vranët. Kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore.

5.01-6.01 – Të shtunën mot shumë i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Ditën e diel mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Kohëpaksohe me reshje të dobëta bore, e gjatë ditës vende-vende do të përzien edhe me shi.

7.01 – Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira. Në mëngjes reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga -3C deri në -8C, ndërsa maksimalet do të zbresin nën 0C, dhe do të luhaten nga -4C deri në -1C, e ditën e diel pritet të rriten në +2C.

Të enjten dhe të premten pritet të fryj erë më e fuqishme nga veriu-verilindja 4-13m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë, por më pas do të rritet dhe do të mbetet mbi vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori