Një stuhi e fortë me breshër ka goditur San Biaggio Platani, në zonën Agrigento, në Sicili të Italisë.

“Kishim breshër që shkatërroi gjysmën e qytetit dhe u shkaktoi dëme të mëdha fushave të ullirit dhe plantacioneve të fëstëkut”, i ka shkruar kryetari i bashkisë së qytetit, Salvo Cocini, drejtorit të përgjithshëm të Mbrojtjes Civile të Sicilisë.


Madhësia e breshrit arriti në madhësi rekord, me copa akulli sa një topi tenisi. Oficerët e Mbrojtjes Civile po kontrollojnë për dëme të mundshme, transmeton Telegrafi.

Banorët janë këshilluar që të mos dalin nga shtëpitë, si pasojë e motit të ligë dhe stuhisë së fuqishme që goditi këtë qyteti italian.

https://twitter.com/IlBarone_Siculo/status/1705307545017975196?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1705307545017975196%7Ctwgr%5Ebd568b4c4beee6706760c76f7503e15329da9ce3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4249536%2Fpoludela-klima-na-siciliji-u-isto-vreme-bukte-pozari-i-pada-grad-velicine-teniskih-loptica-video-foto

Siç është raportuar më herët, të paktën dy persona humbën jetën nga zjarri që goditën ishullin italian – Sicilinë.

Mediat e atjeshme raportojnë se burri 68-vjeç humbi jetën gjatë evakuimit nga shtëpia në Trapeto të Palermos, derisa viktima e dytë është gruaja 42-vjeçe në afërsi të qytetit Cefal, që humbi jetën derisa tentonte të shpëtonte kuajt nga stalla. /Telegrafi/