LAJMI I FUNDIT:

Mospajtimet opozitë-pozitë po e lënë vendin pa liberalizim të vizave

Mospajtimet opozitë-pozitë po e lënë vendin pa liberalizim të vizave

Mospajtimet e skajshme dhe të thella ndërmjet pushtetit dhe opozitës, bënë që vendi ynë të mbetet pa liberalizim të vizave. Kështu është thënë sot në konferencën vjetore të Forumit për Transparencë Parlamentare i Kuvendit të Republikës së Kosovës, së bashku me partnerët e shoqërisë civile, në të cilën u diskutua lidhur me integrimin dhe liberalizimin e vizave.

Përfaqësuesi i Forumit, Zenun Pajaziti, në fjalën e tij hyrëse falënderoi të gjitha organizatat e shoqërisë civile dhe ato partnere për mbështetjen e tyre, duke kontribuar që Kuvendi secilën herë të jetë më i hapur dhe transparent.

Driton Selamanaj, panelist i kësaj konference, çështjen e demarkacionit me Malin e Zi e vlerësoi problem politik, e jo problem të BE-së.


Ai theksoi se mospajtimet e skajshme dhe të thella ndërmjet pushtetit dhe opozitës, bënë që vendi ynë të mbetet pa liberalizim të vizave.

Po ashtu, Selmanaj e cilësoi paaftësi të politikaneve mos liberalizimin e vizave, gjë të cilën sipas tij, më së shumti janë duke e pësuar qytetarët e Kosovës.

Albana Merja, përfaqësuese nga shoqëria civile, vlerësoi se Kosova duhet të reflektojë më shumë nga brenda, duke plotësuar kriteret e parapara.

Ndërsa, Teuta Haxhiu, anëtare e këtij forumi, kërkoi nga të gjithë akterët që të kryejnë punët me përgjegjësi, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për liberalizmin të vizave.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhanë opinionet dhe rekomandimet e tyre lidhur me temën e kësaj konference. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori