LAJMI I FUNDIT:

Mosmarrëveshje me Messin dhe minutazhë të vogël – Icardi gjithnjë e më afër transferimit te Juventusi

Mosmarrëveshje me Messin dhe minutazhë të vogël – Icardi gjithnjë e më afër transferimit te Juventusi

Sipas Tuttosport, Juventus shpreson të nënshkruajë Mauro Icardin në janar me ish-kapitenin e Interit, që është në marrëdhënie jo të mira me Lionel Messin dhe duke luftuar me minutazhën në Paris.

Zonja e Vjetër është e dëshpëruar për gola dhe është në kërkim të një sulmuesi të ri në afatin kalimtar të janarit.

Biankonerët kanë shënuar vetëm 23 gola në 16 ndeshje të Serisë A këtë sezon, rekordi më i keq në mesin e dhjetë më të mirëve në ligë.


Realizimi i një ëndrre: A do të bashkohet Mauro Icardi me Juvenusin?
Lexo po ashtu Realizimi i një ëndrre: A do të bashkohet Mauro Icardi me Juvenusin?

Ata kanë në listë një mori sulmuesish, duke përfshirë Edinson Cavanin dhe Dusan Vlahovic, por sipas Tuttosport, Icardi është një opsion më i realizueshëm.

Para së gjithash, Juventusi mund të përballojë pagën e sulmuesit argjentinas dhe shpreson ta nënshkruajë atë në një huazim gjashtë mujor me opsion blerjeje.

Agjentja Wanda Nara takohet me presidentin Agnelli, Icardi afër transferimit te Juventusi
Lexo po ashtu Agjentja Wanda Nara takohet me presidentin Agnelli, Icardi afër transferimit te Juventusi

Së dyti, Icardi raportohet se nuk ka marrëdhënie të mira me Messin dhe ka pasur vështirësi me minutazhën e lojës në Parc des Princes, pasi ka shënuar vetëm tre gola në 18 paraqitje në të gjitha garat.

Sipas Tuttosport, ndërmjetësit tashmë po punojnë për të realizuar marrëveshjen, megjithëse PSG do të dëshironte të përfshijë një detyrim për të blerë në marrëveshje.

Juventus gjithashtu mund të ofrojë mesfushorin e tyre Arthur Melo, i cili po kërkon një rrugë daljeje nga Allianz Stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori