LAJMI I FUNDIT:

Mosmarrëveshje mes dy familjeve, sulm me thikë e sulm fizik, tri tentim-vrasje në Kosovë në 24 orët e fundit

Mosmarrëveshje mes dy familjeve, sulm me thikë e sulm fizik, tri tentim-vrasje në Kosovë në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për tri tentim-vrasje në 24 orët e fundit në Kosovës.

Tentim-vrasjet kanë ndodhur në Gjakovë, Pejë e Gjilan.

Gjakovë 20.12.2024-09:28. Vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje


Pas një mosmarrëveshje në mes dy familjeve, i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në  Spitalin Rajonal  Gjakovë për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes  janë gjetur dy gëzhoja ndërsa gjatë  kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:  dy pistoleta me 12 copë fishekë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rr. Adem Jashari, Pejë  20.12.2024, 13:00. Vrasje e mbetur në tentativë  

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi, ndërsa dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë ndodhet në arrati.

Gjilan 20.12.2024, 22:40. Tentim vrasje

Është raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gjashtë fishekë e cila nuk është përdorur, si dhe një shkop i drurit i thyer me të cilën dyshohet se është goditur viktima.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë Gjilan dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori