Sipas mediave botërore, Jennifer Lawrence dhe Daren Aronofsky kanë ndërprerë marrëdhënien e tyre njëvjeçare.

Kështu së paku raportojnë mediat amerikane bazuar në burimet e afërta me tashmë ish-çiftin.


"Çifti vendosi të ndahet, por ata janë ende miq. Kjo ka ndodhur pas pushimeve verore, kur u shfaqën për herë të fundit së bashku në Governors Awards", shkruan revista "People".

mo 1

Theksojmë se Jennifer dhe Darren bashkëpunuan në filmin "Nëna", në të cilën ajo luan rolin kryesor.

Lidhja filloi në shtator të vitit 2016, të cilën e zyrtarizuan dy muaj më vonë, kur ata u vunë re teksa putheshin në rrugët e New Yorkut.

ooo 4

"Kur më tha idetë e tij, menjëherë e kuptoja se ishte i veçantë dhe në njëfarë mënyre idetë e mia ishin një sfidë për mua. Unë kam qenë tifoz i tij për vite", kishte thënë atëbotë aktorja.

Shumë besojnë se ndryshimi në moshë ka bërë gjënë e vet, duke pasur parasysh se Daren është 21 vjet më i vjetër se Lawrence. Aktorja është 27 vjeçare dhe regjisorja 48-vjeçare. /Telegrafi/