LAJMI I FUNDIT:

Mosha e babait dhe stili i jetës mund të shkaktojë defekte të lindjes te fëmijët

Mosha e babait dhe stili i jetës mund të shkaktojë defekte të lindjes te fëmijët

Mosha, përdorimi i alkoolit dhe faktorët tjerë të stilit të jetës të baballarëve të rinj, mund të shkaktojnë defekte të lindjes te fëmijët, si dhe te gjeneratat e ardhshme, paralajmëron një hulumtim i ri.

Vlerat ushqimore si dhe ambienti hormonal dhe psikologjik nga nëna, veç njihen që mund ta ndryshojnë strukturën e organeve, përgjigjen qelizore dhe shprehjen e gjeneve te bebet e saj, transmeton Telegrafi.

Ekipi i këtij hulumtimi është fokusuar në atë se si stili i jetës së meshkujve mund të shkaktoj ndryshime epigjenetike në ADN-në e spermës së tij, e që me kohën ndikon në gjenomin e fëmijëve të tij.


“Studimi jonë tregon se stili i jetës së babait dhe mosha e tij, mund të reflektojnë në molekulat që e kontrollojnë funksionin e gjeneve”, ka thënë Joanna Kitlinska, asistente e profesorit në Universitetin e Georgetown, SHBA.

Në këtë mënyrë, thotë ajo, babai mund ndikoj në defektet e fëmijës, mirëpo edhe në gjeneratat e ardhshme.

Nëse babai është përdorues i alkoolit, kjo mund të shkaktoj që fëmija të lind me peshë më të vogël se normalja, truri i bebes të jetë më i vogël si dhe funksioni i aftësive njohëse të jetë më i dobët.

Gjithashtu, edhe modeli i të ushqyerit të babait gjatë para-adoleshencës mund të zvogëloj apo rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare te fëmijët apo nipat dhe mbesat e tij. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

Shtatzëna
Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Kalo në kategori