Mos vendosja e maskës në pandemi e penalizoi për disa vjet për avancim togerin Metush Jashari nga Lipjani
Pas katër viteve në procedurë, Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka shpallur të pafajshëm Togerin Metush Jasharin nga Lipjani i cili në kohë të pandemisë COVID-19 dhe jashtë orarit të punës ishte fotografuar nga një qytetar në rrugë pa maskë mbrojtëse. Ajo fotografi u ishte drejtuar edhe organeve të larta të Policisë, ndërkohë janë marrë masa duke e dënuar Togerin Jashari në pagë dhe mos avancim në gradim të mëtutjeshëm për një kohë të caktuar deri në dy vjet.
Ndërkaq, në shumë raste të tjera që janë prezantuar si dëshmi, kur zyrtarët policor janë fotografuar pa maskë dhe ishin bërë virale nëpër rrjete sociale, Policia e Kosovës i kishte qortuar vetëm me vërejtje verbale, por kjo nuk kishte ndodhur edhe për Togerin Metush Jasharin. Në këto raste, sipas Gjykatës në Lipjan, organet e Policisë së Kosovës kanë shkelur ligjet dhe parimet e drejtësisë.
Sidoqoftë, procesi gjyqësor për Togerin më profesional Metush Jashari që udhëheq sektorin e hetimeve në Lipjan, mori fund në gjykatën e Lipjanit, derisa ai është shpallur i pafajshëm.
Avokati i Togerit Jashari, Valdet Zeqiri, në një prononcim për Telegrafin, të enjten, ka thënë se klienti i tij, padrejtësisht është dënuar nga Policia e Kosovës në vitin 2021 me “Ndalesë në pagë 21 për qind, për 2 muaj nga paga bruto” apo 311.20 euro.
“Dënimi ishte shumë më i madh pasi që Toger Metush Jashari e ka pasur të ndaluar për 2 vite avancimet dhe gradimet në Policinë e Kosovës. E gjithë kjo shkaku i mos vendosjes së maskës mbrojtëse në kohë të pandemisë në ambiente të hapura dhe jashtë orarit të punës. Gjykata Themelore në Prishtinë-Dega Lipjan me Aktgjykimin C.nr.1012/21 i ka anuluar vendimet e Policisë së Kosovës, të cilat vendime e kanë dëmtuar shumë Toger Metush Jasharin”, ka thënë Zeqiri.
Ndërkaq, në Aktgjykimin e Gjykatës së Lipjanit të cilin e ka siguruar Telegrafi, midis të tjerash thuhet se është aprovuar si e bazuar kërkesëpadia e paditësit Metush Jashari nga Lipjani, ashtu që anulohen vendimet e të paditurës Ministria e Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës-Komisioni i Ankesave dhe vendimet e komisionit disiplinor të datës 09.09.2021 me të cilën paditësit i është shqiptuar masa disiplinore.
Gjykata ka nxjerrë edhe vlerësimin përfundimtar midis të cilit thuhet se me datë 11.04.2021 Toger Metush Jashari ishte fotografuar nga një qytetar në sheshin e Lipjanit pa maskë mbrojtëse, ani se ishte vendim i Qeverisë së Kosovës për ta mbajtur maskën, ndërkohë nga provat e ofruara dhe nga deklarimet e paraqitura në gjykatë nuk është provua se e paditura ka zhvilluar procedurën e rregullt disiplinore dhe nga vendimi i kontestuar nuk janë respektuar në tërësi procedurat e parapara lidhur me procedurën disiplinore.
“Duke qenë kështu, gjykata vlerëson se një dështim i tillë i të paditurës paraqet shkelje procedurale me ndikim në ligjshmërinë e vendimit të nxjerrë nga e paditura. Gjykata vlerëson se nga vendimi i cili ka buruar nga procedura e ndjekur disiplinore e mbajtur në kundërshtim me dispozitat ligjore të aktit të brendshëm të vetë të paditurës, është padyshim vendim kundërligjor dhe efektet e të cilit duhet të anulohen”, thuhet midis të tjerash në Aktgjykimin e Gjykatës në Lipjan.
Po ashtu nga gjykata ishte vërtetuar se e paditura në rastin e shqiptimit të masës disiplinore të paditësit, nuk ka respektuar as nenin 5, pika 24 e udhëzimit administrativ nr.04/2019 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës.
“Kjo, për faktin se nga vendimet e tjera të cilat kanë rezultuar nga komisioni i brendshëm disiplinor i të paditurës, u vërtetua se në mënyrë të padiskutueshme se e paditura në trajtimin e rasteve të ngjashme dhe atë sikurse të paditësit për mos mbajtje të maskës gjatë pandemisë Covid-19, zyrtarët policor të cilët janë gjetur përgjegjës i’u janë shqiptuar vetëm vërejtje me gojë. Andaj kjo gjykatë vlerëson se në mungesë të trajtimit të barabartë për të gjithë personat që janë nën të njëjtat kushte, në përputhje me normat ligjore dhe parimet e drejtësisë, vjen në përfundim se faktet dhe provat në shkresën e lëndës tregojnë se paditësi në rastin konkret është diskriminuar në mënyrë të pabazuar, duke pasur parasysh se ka ndodhur një trajtim i pabarabartë pa një justifikim të qartë dhe të arsyeshëm ligjor”, thuhet më tej në Aktvendim të Gjykatës në Lipjan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KRM “Pastertia” kërkon bashkëpunim me qytetarët për mos hedhje të mbeturinave në vende të ndaluara
Komuna e Ferizajt merr vendim për mbështetje të fermerëve deri në gjysmë milioni euro për vitin 2025
Pema e tharë dhe baltë në hyrje të ndërtesës, banorët e rrugës “Faton Shabani” në Prishtinë kërkojnë të zgjidhen këto probleme
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Viktimë e rrjetit 'Albkings', reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit - çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale