Ai dhe grupi i tij janë nga pak top bendet e skenës që kanë mbetur në maje të skenës së muzikës shqiptare.

Gjithnjë lënë gjurmë me performanca të tyre “live” e së fundmi ata performuan edhe në Tiranë para dhjetëra mijëra adhuruesve në sheshin “Skënderbej”.


Krijuesi i hiteve nga grupi, Besniku, i cili është edhe frontmeni i bendit, dallohet për zërin e veçantë dhe këngët hite si “Mos u nal”, “Rina” etj.

Dhe, ai kohë më parë në Instagram publikoi një video të interpretimit akustik të versionit të këngës “Mos u nal” interpretuar prej vet tij në piano.

Një version ky krejt ndryshe, por jashtëzakonisht i bukur për t’u dëgjuar, që dëshmon se ende në skenë kanë mbetur performues të mirëfilltë të muzikës live.

/Telegrafi/