Dilema shqiptare: socialistë apo demokratë? Milionerët socialistë apo ata demokratë? E ç’të keqe kanë milionerët, do të thoni, pasi te ne edhe gazetarët janë milionerë? Pastaj, kinezët janë edhe komunistë edhe miliarderë. U dorëzova. Kinezët edhe mishin e prodhojnë nga letra, mërmërita nëpër dhëmbë.
Po ne çfarë prodhojmë? Ne prodhojmë … kriza. Sapo kryhen zgjedhjet dhe shpallen fituesit, ne, populli, dyshojmë për hajni votash dhe të shtriqur pranë ekraneve të sheshtë presim të fillojnë zgjedhjet e ardhshme. Siç e dini, ka hajna votash, ka edhe grabitës. Dikush e do me shumë adrenalinën, e dikush e bën detektivin.
Kur, humbësit ftojnë për protesta, protestuesit profesionistë fërkojnë duart. Pra, ofertat e socialistëve për një të ardhme evropiane apo Ballkan të Hapur na sollën këtu, te protestat. Ato janë oferta e pozitës për të ardhmen. E ardhmja nuk vjen, sepse nuk gjen shqiptarë të punojnë për të ardhmen. Duan punëdhënës që numëron lekët në dorë.
Këtë marrëdhënie të shqiptarëve me të ardhmen e kupton fort mirë opozita, prandaj gjithnjë ofron një version të së kaluarës. As premtime nuk ka nevojë të japë, opozita. Përse të premtojë dhe kujt? Popullit? Ç’faj ka populli në këtë mes? E thërrasin për protestë, populli del. E thërrasin në zgjedhje, populli sërish del.
Populli është për zgjedhje, apo protesta, çfarëdo që të jetë, vetëm punë le të jetë. Populli gjithçka e bën masive, qoftë kur fundos anijet duke lëshuar vendin, qoftë duke u kthyer. Populli del në mënyrë masive nëpër festa dhe nëpër protesta. A nuk mbushet Sheshi “Skënderbej” për çdo festë Bajrami? A nuk e hutojmë kështu, Evropën? Kush e ka fituar këtë luftë shekullore, pyetet Evropa: Perandoria apo Gjergji?
Tash Sheshi ose Parlamenti, njësoj i bie, sepse në këtë mungesë pune, që të dyja ofrojnë punë me mëditje, për popullin. Të rrëzosh qeverinë me votë apo me protesta është punë që do lekë. Kush i ka lekët? As populli nuk punon pa lekë, as Evropa nuk e financon të ardhmen evropiane … pra ndiq rrugën e parasë, thonë të urtit dhe … do të kuptosh gjeopolitikën.
Nuk them, vetëm pyes: më duhet kjo ofertë? Pozita, kuptohet se do të thotë “s’ka çfarë të duhet ty”, ja ku i ke rrugët, tunelet, kopshtet, ja edhe … marihuana! Kjo Marihuana është goca e kohës tonë. Dikur fëmijët quheshin Marengel, Stalin apo Mao, tash ne i quajmë Marihuana. Vdiç Mao, humbën nga arti edhe Maocedunët e vegjël. Kur të legalizohet marihuana (se kështu janë premtimet), askush më nuk do t’i quaj ashtu fëmijët e vet. Atëherë do të kemi ideale të tjera dhe emra të tjerë, si Heroina apo Koka, për shembull!
Ndërkohë, opozita e germëzon pafundësisht sloganin: “Mos thuaj …”. As krijuesi nuk e ka të lehtë të na ndihmojë me këtë dilemë, sepse e ka të vështirë të orientohet në tërësinë e lutjeve dhe sidomos politizimin e “lutjeve”.
Në fund të fundit, ndoshta vetëm faktet do të duhej të na japin një përgjigje, nëse ia vlen të protestohet. Të gjithë, përfshirë edhe BE-në, pajtohen se e ardhmja nuk duhet të jetë siç ishte dikur, por as kështu si është. Negociatat do të hapen vetëm kur … Kur do të hapen negociatat?
Pra o burra (o gra), mblidhuni në protesta të rrëzohet piktori, sepse profesori është fryma e re, fryma evropiane e Shqipërisë. Dikush edhe mund të hezitojë, të bëjë vërejtje se si do ta shpalosë ai këtë frymë përpara Evropës “plakë” e të “shurdhër”?
“Ah, moj Evropë, moj … ”! Profesori me lahutë në dorë do të këndojë para Evropës dhe ShBA-së për “Shqipërinë e Re”. Do ta këndojë, pasi ata nuk duan të flasin me profesorin. Është nëpër lista. Edi nuk është nëpër lista, edhe pse ka bërë krime … estetike. I bën me shije edhe krimet, do të thotë ERTV. Kollare me atlete. Është rebeluar me veshje dhe me Ballkanin e Hapur, Edi. Më shumë ka frikë veten se Evropën.
Jo, nuk them dot “ç’më duhet mua”! Në raport me shqiptarët, Evropa nuk duket se ka zemër, ndërkohë që protestat ofrojnë një kardiolog. Po piktori, i mbush me ngjyra sytë e Evropës? Do të vizatojë një ylber për Evropën, piktori? Do të lyejë fasadat e Evropës?
Kush bënë punë, për të hapur negociatat? Protestat? Një Potemkin, ndoshta?
Nuk ju duket “Deja Vu”?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit