LAJMI I FUNDIT:

​Mos respektimi i Ligjit për Barazi Gjinore, reagojnë gratë deputete

​Mos respektimi i Ligjit për Barazi Gjinore, reagojnë gratë deputete

Gratë deputete të Kuvendit të Kosovës po kërkojnë respektim të Ligjit për Barazi Gjinore në poste vendimmarrëse të bordeve publike. Shkak për këtë u bë mos procedimi në Kuvend për votim i asnjë kandidate grua për dy anëtarë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Më e ashpër në këtë drejtim u shpreh deputetja nga radhët e Grupit Parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, e cila kërkoi që procesi të shkojë në pikën zero. Ajo i bëri thirrje grave deputete të shikojnë mirë para se të votojnë se cili prej shtatë kandidatëve burra do të jenë në BQK.

“Sot ju bëj thirrje gjitha grave deputete të shikojnë mirë se në secilën pozitë qe ne po votojmë po vendosim për një çështje që po bëhet shkelje e vazhdueshme në këtë Kuvend. Ligji për Barazi Gjinore parasheh pjesëmarrjen e grave. Prandaj unë e konsideroi totalisht të paarsyeshme që për dy pozita të BQK-së neve na vijnë shtatë kandidat burra. Gjithashtu, ju bëj thirrje grupit të grave  deputete të jenë shumë të vëmendshme në zgjedhjen e këtyre trupave që i voton Kuvendi. Unë shoh shumë arsye se kjo procedurë dhe ky konkurs të shkojë në pikën zero”, tha ajo.


Këtë nismë e përkrahu edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.

“Dua të mbështesë fuqishëm zonjën Kusari-Lila. Por ne duhet të punojmë më shumë brenda për brenda partive politike që ne kur të kemi mundësi t’i japim zë edhe grave në Kuvend”, u shpreh Musliu.

Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Vlora Limani-Hajnuni kërkoi të sigurohet mekanizimi që siguron zbatimin e Ligjit për barazi gjinore.

“Nuk do të duhej të na mjaftojë vetëm thirrja, por duhet si Kuvend të ndërtojmë mekanizëm që siguron zbatim të ligjit për barazi gjinore sidomos kur bëhet fjalë në borde”, u shpreh ajo.

Pavarësisht kësaj deputetët proceduan tutje, ku pritet të zgjidhen anëtarët e Bordit të BQK-së./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori