Dëshironi banesë që ofron jetesë me të gjitha kushtet – nga qetësia tek privatësia juaj dhe e familjes tuaj?

Apo banesë me hapësira të mjaftueshme gjelbërimi, kënde të lojërave për fëmijë si dhe afërsi me institucionet edukativo-arsimore?


Mos u lodhni kot për të kërkuar vetëm disa nga karakteristikat, pasi të gjitha do t’i gjeni vetëm në një vend.

Kompleksi Linda nga Al Trade, i cili gjendet saktësisht në Bresje, plotëson të gjitha nevojat dhe predispozitat që një klient kërkon nga banesa e tij e re për të apo familjen e tij.

Ky kompleks lehtëson përditshmërinë e prindërve, pasi ka institucionin parashkollor “Linda”, ndërsa Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Selman Riza” dhe Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Haki Bajrami”, gjinden vetëm pak minuta larg banesës.

Ndërtesat e Kompleksit Linda kanë një distancë të mjaftueshme mes objekteve, me niveli ndërtimi të jashtëzakonshëm, hapësira të mjaftueshme gjelbërimi, si dhe kënde të lojërave për fëmijë.

7 shtator Al Trade telegraf v2

Objekti ka termoizolim të jashtëm me fasadë vet-pastruese muret e përbashkëta të banesave janë dy-shtresore, me izolim akustik me lesh guri në mes; dritaret e kualitetit të lartë PVC: me 3 xhama termoizolues dhe roleta të jashtme; dyer të blinduara dhe dyer të brendshme të kualitetit të lartë.

Përveç tyre, banesat posedojnë edhe dysheme laminati dhe pllaka qeramike; sistem të inkorporuar të ngrohjes qendrore; sistemi i sigurisë kundër zjarrit; ashensorë të cilësisë së lartë dhe pastrimi i banesave përmes sistemit vakum të fshesës elektrike.

“Me Lindën je rahat, në çdo banesë e në çdo kat”. Jo më kot ky është slogani i cili u vërteton se zgjedhja primare e banimit për familjen tuaj është Kompleksi Linda nga Al Trade.

Për më shumë informata kontaktoni Al Trade Center në: 0800 77 770 (pa pagesë) dhe +383 49 777 127, +383 43 989 111, +383 44 976 777info@altradecenter.comaltradecenter.com