Sindikata e Infermierëve të Kosovës, përmes një komunikate për media ka thënë se është e indinjuar dhe ndjehet e mashtruar me mos ekzekutimin e shtesave mbi pagë në vlerë prej 300€ për muajt korrik dhe gusht 2020 për punonëtorët shëndetësor në përgjithësi, me theks të veçantë për komunitetin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor.
Në komunikatë thuhet së shumë infermierë janë infektuar me virus e në mesin e tyre kishte edhe të vdekur, vetëm që qytetari të ketë kujdesin cilësor maksimal.
“Deri sa vetëm nga komuniteti ynë janë mbi 1000 infermier të infektuar me COVID-19, pa llogaritur edhe komunitetet tjera, ndërsa nga ta kishte edhe të vdekur, e gjithë kjo sakrificë vetëm që qytetari të ketë kujdesin cilësor maksimal dhe të merituar, arsyetimet dhe tendencat për ndarje në shtesa për personelin shëndetësor i konsiderojmë absurde dhe të paarsyeshme”, thuhet në komunikatë.
Tutje në komunikatë thuhet se “Sindikata e Infermierëve të Kosovës, duke mos dashur t’a anashkalojë dialogun social, fton Ministrinë e Shëndetësisë, SHSKUK-në, Ministrinë e Financave dhe të gjitha institucionet tjera relevante që t’i thërrasin arsyes dhe të reflektojnë deri ditën e Martë 01/09/2020 në ora 16:00”.
“Në rast se deri në atë kohë nuk do të ekzekutohen pagesat shtesë sipas listave dhe rekomandimeve që me kohë janë dërguar, ftojmë të gjitha komunitetet, në veçanti komunitetin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, anëtar të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës që ditën e Mërkurë, 02/09/2020 nga ora 12:00 të mblidheni para zyrave të drejtorisë së SHSKUK-së në shenjë proteste.
Në kohën kur Kosova dhe populli ynë kishin nevojë për ne, ishim ne ata që i’u përgjigjëm thirrjes dhe përmbushëm obligimin tonë, andaj ju ftojmë që edhe ju t’i përmbushni obligimet tuaj ndaj shtyllës esenciale të sistemit shëndetësor”.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur arsyet pse nuk kanë dalë shtesat prej 300 eurove për punonjësit e SHSKUK-së.
Në njoftim thuhet se, listat e ardhura në Ministrinë e Shëndetësisë nga SHSKUK kanë pasur mospërputhshmëri me kriteret e vendimet të Qeverisë dhe udhëzimet e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës