“Mjaft! Mos shikoni mënjanë! Mos e justifikoni këtë urrejtje ndaj hebrenjve që po shkarkohet këtë moment!” Kështu është shprehur Josef Schuster, presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve, që iu përgjigj ftesës së kreut të partisë liberale, FDP, Christian Lindner, të flasë në mënyrë virtuale në kongresin e kësaj partie. Ndryshe nga fjalët përshëndetëse të zakonshme, Schuster drejtoi një apel të fortë emocional.
Gjermania dhe urrejtja ndaj hebrenjve. Këto ditë kjo histori e gjatë dhe me tmerre vijon. Kur të mërkurën u hodhën nga Rripi i Gazës raketa në periferitë e Tel Avivit dhe më pas kundërpërgjigja e Izraelit në Rripin e Gazës shumë të populluar, në Gjermani u dogjën para disa sinagogave flamujt izraelitë. Në Gelsenkirshern turma thërriste: “Çifutë muti.” Policët ruajtën sinagogën, ndalën demonstruesit, por jo parullat antisemite. Hebrenjtë në Gjermani janë të frikësuar.
Edhe nëse dikush e shikon me sy kritik politikën e qeverisë izraelite, ose e refuzon atë plotësisht, kjo nuk justifikon “goditjen e vazhdueshme me raketa ndaj popullsisë civile izralite” dhe as “antisemitizmin e pastër në rrugët gjermane”, paralajmëroi Schuster. Ai u bën thirrje liberalëve të “ngrihen kundër urrejtjes ndaj hebrenjve në demonstratat e mohuesve të koronavirusit, të ngrihen kundër urrejtjes ndaj hebrenjve në demonstratat kundër Izraelit. Të ngrihen kundër të gjithë përçarësve, ekstremistëve, radikalëve, që sharrojnë fundamentin e demokracisë sonë.”
Të premten ishte planifikuar një fjalë e Schusterit në Ditën Ekumene të Kishës në Frankfurt mbi Main. Nëse nuk do të kishte pasur një shkallëzim të situatës në ditët e fundit, Schuster do të kishte dalë para mediave. Por, biseda u regjistrua të mërkurën dhe nuk u krijua dot një lidhje me pamjet e fundit nga Rripi i Gazës, nga qytetet izraelite si Ashkelon apo Lod, por edhe nga qyteti gjerman, Gelsenkirchen.
Kreu i bashkisë së Frankfurtit, Peter Feldmann nga SPD, vet i besimit hebre, përshëndeti aty Ditën e Kishës nga “qyteti sigurisht më hebraik i Gjermanisë”. Por, edhe ky qytet nuk është “ishulli i lumturuarve”. Edhe në këtë qytet gjendet qëndrime antisemite, njerëz “që e relativizojnë Shoahën”, dhe policët duhet të mbrojnë 24 orë në ditë sinagogën. Ka “antisemitizëm në mesin” e qytetit, por “kemi edhe të kundërtën”, tha Feldmann me krenari për multikulturalizmin në qytetin e tij.
Në forumin e Ditës së Kishës, kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve, Schuster, u shpreh në këtë kuadër edhe për demonstratat e mohuesve të koronavirusit, ku mes tyre qarkullojnë edhe rryma antisemitiste. “Ka zhvendosje të rrezikshme shoqërore.”
Schuster u shpreh për vlerësimin e situatës në Izrael nga Gjermania, dhe tha, se dëshiron “më shumë sensibilitet në vlerësimin e situatës në Izrael”. Këtu bën pjesë edhe sensibiliteti dhe vetëpërmbajtja nga qarqet e kishës. “Shumë gjykime jepen shpejt dhe pa njohje konkrete të situatës. Në vend të kësaj ato bazohen në paragjykime.”
Në të gjithë Evropën situata është “për fat të keq e njëjtë si në Gjermani”, u shpreh e ngarkuara e Bashkimit Evropian për Antisemitizmin, Katharina von Schnurbein. Në një kohë që antisemitizmi nuk është një problem i hebrenjve, por i antisemitëve, një “problem që ngrihet kundër hebrenjve dhe në fund kundër të gjithë neve.”
Të premten në mbrëmje në komunitetin Chabad në Berlin Vilmersdorf u zhvillua një “meshë solidariteti në kuadër të terrorit të vazhdueshëm të raketave të Hamasit”. “Ne qëndrojmë të bashkuar në krah të Izraelit! Ne lutemi për sigurinë dhe paqen në Izrael!”, theksoi rabini Yehuda Teichtal, rabin i komunitetit hebraik në Berlin. Ai kishte ftuar në këtë shërbesë fetare ambasadorin izraelit në Berlin, Jeremy Issacharoff, ministren e Drejtësisë, Christine Lambrecht, ministren e Shtetit për Kulturën, Monika Grutters dhe kandidaten e të Gjelbërve për kancelare, Annalena Baerbock. Edhe në Gelsenkirchen u zhvillua një protestë e heshtur në sinagogën e Gelsenkrichenit. Në Würzburg të dielën parashikohet një miting i Shoqatës Gjermano-Izraelite. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri