Në marrëveshjen e Uashingtonit, Kosova është zotuar se do ta shpallë Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushë në tërësi masat për të kufizuar operacionet dhe aktivitetet financiare të saj. Por, ekspertë të sigurisë pohojnë se Kosova është e hendikepuar në luftimin e terrorizmit, meqë si vend nuk ka arritur të jetë anëtare në organizata ndërkombëtare, siç është Interpoli.
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, njëherësh ekspert i sigurisë, Kadri Kastrati thotë se përmes Kosovës kalojnë të gjitha rrugët nga Lindja në Perëndim, për çka sipas tij rreziku për përhapjen e terrorizmit është tejet i madh.
“Një prej hendikepeve më të mëdha të Kosovës, është që Kosova nuk është anëtare e Interpol-it dhe Europol-it dhe mekanizmave të tjerë të cilët janë shumë të rëndësishëm në kohën e sotme kur luftohet terrorizmi, për të shkëmbyer informacionet, për të informuar njëri-tjetrin se për këto lëvizje që janë jashtëzakonisht të rrezikshme për Kosovën dhe rajonin dhe aspektin global”, deklaron Kastrati.
Kastrati thotë se duhet të fuqizohen institucionet e drejtësisë e sigurisë, që të identifikohet nëse ka elemente të këtyre organizatave në vend. Meqë sipas tij, me marrëveshjen e fundit të nënshkruar në Uashington, Kosova ka marrë obligim që të luftojë edhe organizata tjera terroriste.
“Ministria e Punëve të Brendshme dhe mekanizmat e tjerë edhe politikë edhe operativë duhet në Kosovë të fillojnë të identifikojnë a ka elemente në Kosovë të terrorizmit. E, atëherë nëse identifikojnë që ka elemente duhet të bëjnë një strategji për t’i luftuar këta, për t’i kapur apo për t’i eliminuar gjitha elementet që kanë të bëjnë me këto organizata. Por, jo vetëm me këtë. Kemi edhe organizata të tjera, nuk duhet të fokusohemi vetëm në Hezbollah, ne duhet të fokusohemi edhe në organizata të tjera”, shton ai për KosovaPress.
Se Kosova është e hendikepuar me mos anëtarësimin në Interpol e thotë edhe eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.
“Nëse nuk jemi pjesë aktive e një organizate siç është Interpol-i, vet zbatimi i menjëhershëm i një procesimi të një informacioni apo një të dhëne, një qasje, për shembull të një anëtari të një organizate terroriste apo krimit të organizuar, çdo vonesë ka pasojat e veta të paevitueshme”, thekson ai.
Eksperti tjetër i sigurisë Drizan Shala vlerëson se marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, i atribuohet njohjes që vjen nga Izraeli.
“Unë mendoj që shpallja e organizatës Hezbollah në një marrëveshje në Uashington më shumë i atribuohet njohjes që vjen nga Izraeli… Dhe kjo shpallje në këtë marrëveshje, Hezbollahu si organizatë terroriste është si një lloj alibie për Izraelin për të jetësuar marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Izraelit”, thekson Shala.
Këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, thotë se luftimi i terrorizmit, është çështje operacionale e Policisë së Kosovës.
Sipas Zyrës për Informim në PK, situata aktuale është shumë më ndryshe për dallim nga vitet 2013 dhe 2014.
”Që nga viti 2013 e deri më tani Policia e Kosovës ka iniciuar hetime penale kundër më shumë se 350 personave, ndërsa janë arrestuar mbi 165 persona të dyshuar për vepra penale të terrorizmit dhe veprave tjera penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Megjithatë, Kosova në Uashington është pajtuar që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe Interpol. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi-780x439.jpg)
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht