LAJMI I FUNDIT:

Morina: Mungon përkrahja institucionale për rojet e pyjeve, sulmet ndaj tyre janë të papranueshme

Morina: Mungon përkrahja institucionale për rojet e pyjeve, sulmet ndaj tyre janë të papranueshme

Rojet e Parkut Kombëtar “Sharri”, ditë më parë janë sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga disa grupe të dëmtuesve të pyjeve që prerjen ilegale të pyjeve dhe tregtimin e drurit e kanë shndërruar në biznes.

Në lidhje me këtë janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit, të cilët janë duke hetuar rastet.

Për rastin ka reaguar edhe kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina i cili tha se agjencia ka rrit intensitetin e ruajtjes se parqeve, mirëpo sipas tij, kjo gjë i ka egërsuar grupet e caktuara kriminale që merren me përfitime nga prerjet ilegale të pyjeve.


“Meqë është fillimi i sezonit të dimrit dhe shitja e druve ka filluar me të madhe, edhe ndërhyrjet në pyjet e Kosovës janë rritur. AMMK ka nën kompetenca dy parqet kombëtare të themeluara me ligj. Mbrojtja e pyjeve, bimëve tjera, kafshëve dhe resurseve natyrore në parqe ka status të veçantë dhe prerja e lisave paraqet krim mjedisor dhe vepër penale. Agjencia dhe drejtoritë e parqeve ka rritur intensitetin e  ruajtjes, me çka edhe kapja e keqbërësve dhe paditja e tyre ka bërë që në zonën e Kaçanikut dhe Suharekës të egërsohen grupe të caktuara kriminele që merren me përfitime nga prerjet ilegale të pyjeve”, ka thënë Morina për Telegrafin.

Ai po ashtu tha se rastet janë të patolerueshme, pasi rojet sulmohen fizikisht dhe me armë zjarri.

“Rasti i Mushtishtit është i patolerueshëm, sepse sulmohen rojet e natyrës me rrahje fizike, sidomos të një personi të moshuar siç ishte Jemin Bytyqi. Kurse në Kaçanik rojet janë sulmuar me armë zjarri. Bandat e Kaçanikut kërcënojnë dhe sulmojnë edhe policinë në raste të caktuara. Kemi numër të madh shkresash për komandat e regjioneve të policisë, prokurorë e gjykata që të angazhohen në maksimum për të mbrojtur pasurinë natyrorë të parqeve”, u shpreh ai.

Kryeshefi ekzekutiv AMM-së, theksoi po ashtu se edhe pse kjo agjenci ka rritur efikasitetin e mbrojtjes së pyjeve, mungon përkrahja institucionale.

“Që tri vite me radhe AMMK kërkon që Ministria e Financave, qeveria dhe parlamenti të ndaj 12 pozita për roje natyre për parkun kombëtar Sharri. Ata nuk janë duke e miratuar. Gjithashtu pagesat e këtyre rojeve janë në koeficientin më të ulët- 4 dhe nuk marrin kurrfarë shtesa për rrezikshmëri. Ne nuk kemi mundësi që as në këso raste t’i ndihmojmë për shërim apo ndonjë ndihmë tjetër. Armatosja e tyre nuk është e rregulluar me ligj. Edhe pse disa here kemi dërguar shkresa në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ka thënë Morina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori