LAJMI I FUNDIT:

Morina i kënaqur me fitoren ndaj Drenicës: Më në fund edhe ne patëm fat

Morina i kënaqur me fitoren ndaj Drenicës: Më në fund edhe ne patëm fat

Arbëria ka triumfuar në duelin e xhiros së 16-të përballë Drenicës, madje në mënyrë dramatike, pasi që golin e vetëm të fitores e ka gjetur në minutën e 89-të të ndeshjes.

Me fitoren është ndarë tejet i kënaqur kryetrajneri i kësaj skuadre, Arbnor Morina, i cili është parë i emocionuar në deklaratën e tij pas ndeshjes.

“Ndeshjen nuk e nisëm mirë dhe rrjedhimisht patëm një pjesë të parë jo të mirë. Në pjesën e dytë të lojës ndryshuam konceptin dhe mënyrën e lojës, me ç’rast erdhëm dhe deri te goli”.


“Ndoshta edhe fati ishte në anën tonë, por këta djem e kanë merituar të kenë pak fat, pasi që nga ndeshja e parë gjithmonë kanë shfaqur më të mirën e tyre”, deklaroi fillimisht Morina.

Krejt në fund ai është parë i emocionuar pasi ditën e djeshme u nda nga jeta shoku i tij më i mirë, ish-futbollisti i Prishtinës, Shefqet Sinani.

“Jam i emocionuar sepse tashmë nuk ka se kush më thërret pas ndeshjes për të më pyetur se si shkoi ndeshja”, përfundoi i emocionuar deklaratën e tij Morina.

Tashmë Arbëria ndodhet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare me 20 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori