Arbnor Morina ka lëvduar paraqitjen e lojtarëve të tij ndaj Lirisë në barazimin prej 0-0.

Ai kritikoi fushën në Prizren, duke thënë se këso fusha shkaktojnë lëndime.


Kur u ndal të flas për lëndimet, Morina shtoi se situata e ekipit të tij është jo e mirë në këtë aspekt.

Kurse për rezultatet ai thotë se janë shumë të mira, duke marrë parasysh situatën.

“Jemi shumë mirë duke marrë parasysh situatën në të cilën jemi. Këtë e thonë edhe të gjithë në klub, kemi shumë lëndime, por shpresoj ta tejkalojmë situatën”, potencoi Morina.

Gjilani ishte skuadra e vetme që ndali Lirinë në Prizren dhe nuk lejoi që prizrenasit të shënojnë para publikut të vet. /Telegrafi/

telegrafi sport app